Kongresmenia thotë se do mbajë armë në punë: Nuk dua shoqërues policie (VIDEO)

Një konresmene e sapo zgjedhur në SHBA është zotuar se do mbajë një pistoletë më vete gjatë mandatit të saj. Në një video të publikuar nga vetë ajo, republikania Lauren Boebert shfaqet me armën e mbushur të cilën e fut në brez e më pas ecën në rrugët e Uashingtonit.

“Unë nuk shkoj të punoj në një makinë të blinduar, nuk kam shoqërues policie, unë jam siguria ime dhe e drejta ime më themelore është e drejta për tu mbrojtur”, shkruan kongresmenia në Twitter.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zyrtarëve të policisë, të cilët deklaruan se “Ajo kongresmene do t’i nënshtrohet të njëjtave ndëshkime si kushdo tjetër që kapet në rrugët e DC duke mbajtur një armë zjarri“.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?