Konsumoi 246 qese kokainë, 42-vjeçari vdes në aeroplan

Një burrë nga Japonia ka ndërruar jetë në avion pasi konsumoi 246 qese kokainë. Pas autopsisë, e gjithë sasia e lëndës narkotike iu gjet në stomak dhe mjekët konfirmuan se i shkaktoi fryrje të trurit.

42-vjeçari filloi të kishte shenjat e para pasi bënte veprime të dhunshme gjatë fluturimit nga Bogota për në Kolumbi me një ndalesë në Meksikë.

Nuk dihet sa minuta para se të niste fluturimi e konsumoi kokainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Stafi vuri re që një person po shkaktonte trazira dhe kërkoi ulje emergjente për në Hermosillo, Sonora. Kur avioni u ul në orën 2 të mëngjesit, infermierët e deklaruan të vdekur”, thanë autoritetet meksikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroplani mbante 198 pasagjerë të tjerë dhe pas uljes emergjente në Meksikë veriore, vazhdoi rrugën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?