Korea e Veriut kërcënon botën, gati të përdorë bombën me hidrogjen
Është përfolur shumë për rrezikun e një lufte të re botërore, aq sa shtet në superfuqi kanë deklaruar se kanë armatime të rënda. Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka deklaruar se ushtria e vendit të tij posedon bombë me hidrogjen për të cilën thotë se do ta përdorë nëse është nevoja për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.
Një nga diktatorët e fundit në botë, ka shtuar se edhe ushtria të cilën e komandon posedon koka bërthamore.
“Kemi arritur të bëhemi fuqi e madhe bërthamore që mund të mbrojë pavarësinë e saj, dhe krenarinë kombëtare si fuqi me armë bërthamore dhe me hidrogjen. Do të vazhdojmë në mënyrë aktive të zhvillojmë industrinë tonë ushtarake”, ka deklaruar Jong-un.
Të gjithë ne e kujtojmë kur në vitin 2005, Koreja Veriore ka pranuar haptazi se kishte prodhuar armë bërthamore, kurse testet bërthamore i ka kryer në vitet 2006, 2009 dhe 2013. Tani për tani nuk ka asnjë konfirmim nga burime të pavarura se Pheniani posedon bomba me hidrogjen, ose bomba termobërthamore.
R.Sh

