Koreja e Veriut dështon të hedhë një raketë me rreze 4 000 km
Koreja e Veriut ka kryer një provë të pasuksesshme për hedhjen e një rakete balistike të ndërmjetme, thotë ushtria amerikane.
Raketa “Musudan”, është e përllogaritur të arrijë 4 mijë km, largësi e mjaftueshme për të goditur Korenë e Jugut, Japoninë dhe territorin amerikan të Guamit. Pheniani nuk ka reaguar ndaj lajmit.
Vendi i izoluar komunist ka kryer një sërë provash raketore këtë vit, pavarësisht se e ka të ndaluar nga OKB-ja përdorimin e raketave balistike dhe bërthamore.
Prova vjen në mes të shqetësimeve se Koreja Veriore së shpejti mund të nisë një raketë me rreze të gjatë apo të kryejnë një provë bërthamore.

