Koronavirusi në Itali, gjendja përmirësohet pas dhjetë ditësh

Sipas buletinit të fundit të lëshuar nga autoritetet shëndetësore në Itali numri i të infektuarve nga koronavirusi është 1,835, me një rritje prej 258 personash në krahasim me ditën e djeshme, numri i të shëruarve është rritur në 149, 66 më shumë nga dje, kurse numri i viktimave ka shkuar në 52 të vdekur, 18 më shumë se dje. Sipas drejtorit të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Gianni Rezza rritja e numrit të rasteve të reja të identifikuar pozitiv nga koronavirusi ishte e pritshme dhe për faktin se masat e kontrollit dhe ato kufizuese janë zbatuar praktikisht prej një jave dhe koha mesatare e inkubacionit është rreth 7 ditë, ndërsa ajo maksimale është rreth 12-13 ditë dhe se do të duhet të paktën një javë tjetër e deri 10 ditë përpara se të shihet ndonjë efekt zbritës eventual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?