Kreu i OBSH-së: Të inkurajuar nga vaksinat, por të shqetësuar nga…

”Ne inkurajohemi kur dëgjojmë për vaksinat, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar rreth rritjes së rasteve në disa vende, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën për shtyp, teksa shtoi se OBSH ka 150 ekipe mjekësore që ndihmojnë vendet në përgjigje të urgjencës së pandemisë.

Kreu i OBSH-së apeloi për veprim të menjëhershëm, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, pasi mënyra më e mirë për të rritur ekonomitë është mposhtja e virusit. “Nuk ka asnjë justifikim për mosveprim. Vepro shpejt, vepro tani, vepro me vendosmëri.

”Duke mos përdorur gamën e plotë të mjeteve në dispozicion, çon në vdekje, vuajtje dhe dëmton jetesën dhe ekonomitë. Nuk është një zgjedhje midis jetës ose jetesës. Mënyra më e shpejtë për të rritur ekonomitë është të mposhtni virusin”,-këshilloi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?