Krim makabër, modeles i presin fytin, gjendet e zhveshur në valixhe

Një ngjarje shokuese ka tronditur Rusinë. Një modele 24-vjeçare është gjetur e pajetë brenda në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.

Trupi i modeles Ekaterina K. ishte zhveshur dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, njoftoi policia pas hetimeve paraprake. Autori i kishte prerë fytin, ndërsa hetimet janë përqëndruar te vrasja për shkak të xhelozisë, shkruan “Mirror”.

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një burrë të moshuar 52-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?