Krime makabër/Gruan e djeg, fëmijët i nxjerr jashtë në -22 gradë

Një ngjarje makabër ka ndodhur në SHBA. Një burrë  ka nxjerrë dy vajzat e tij të mitura jashtë në të ftohtë dhe më pas ka djegur bashkëshorten me benzinë, brenda ambienteve të shtëpisë së tyre, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja e identifikuar si Savannah Baiely, 23 vjeçe, pësoi djegie në 60% të trupit pasi u përfshi nga flakët në shtëpinë e saj në Milwaukee, të rajonit Wisconsin, të ShBA-ve, në orët e para të 14 shkurtit.

Wanda Baiely, nëna e Savannah, u shpreh për mediat lokale se mbesat e saj Cerenity, katër vjeç dhe Cemaya, një vjeçe u gjetën nga policia jashtë shtëpisë në temperatura që arrinin deri në minus 22 gradë Celsius, pa këpucë dhe veshje fare të holla.

Ajo pretendon se bashkëshorti i Savannah, prej kohësh ka pasur një sjellje abuzive, ndaj vajzës dhe fëmijëve. Fillimisht dyshohet se ai ka detyruar dy vajzat e mitura të qëndronin jashtë shtëpisë dhe më pas ka hedhur mbi trupin e Savannah, një sasi të konsiderueshme benzine dhe e ndez. Edhe pse ishte e përfshirë tërësisht nga flakët, 23-vjeçarja mundi që të dilte jashtë ambienteve të shtëpisë dhe për të shuar flakët, duke u zhytur në dëborë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vetë gruaja që ka lajmëruar policinë, të cilët pas mbërritjes kanë bërë të mundur arrestimin e burrit të saj, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si pasojë e flakëve të marr, Savanna ka pësuar djegie të konsiderueshme në pjesën më të madhe të trupit, dhe për t’u rikuperuar i duhet t’i nënshtrohet një sërë operacionesh me një kohëzgjatje të përgjithshme rreth tre muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?