Kryeministri hungarez kritika Bashkimit Evropian: Ka bërë gabime të mëdha

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban u shpreh sot se Bashkimi Evropian “ka bërë gabime të mëdha” në pesë vitet e fundit, sa i përket migrimit dhe ekonomisë.

Sipas Orbanit, Komisioni Evropian duhet të lejojë që Këshilli i ministrave të Brendshëm të BE-së të vendosë për çështjet e migracionit, dhe e kritikoi gjithashtu për atë që ai e quajti “aktivizëm politik”, që sipas tij, ka nisur një sërë procedurash mbi Qeverinë hungareze lidhur me çështjet që konsiderohen se janë kundër rregullave të BE-së.

Orban pritet të takohet me presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyer javën e ardhshme në Bruksel. Kryeministri hungarez e ka mbështetur kandidaturën e von der Leyer dhe ka thënë se pret që ajo të ketë një qëndrim më miqësor ndaj Hungarisë dhe vendeve të tjera në rajon, të cilat kanë kundërshtuar politikat e BE-së sa i përket migrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, duke folur për ekonominë, Orban tha se është koha që të rikthehet, atë që ai e quajti “ekonomia konkuruese evropiane”, me hapjen e më shumë vendeve të punës dhe “uljen e taksave”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se në vitet e fundit, BE-ja ka kritikuar Hungarinë për ligjet që kanë kufizuar të drejtat e azilkërkuesve, por edhe për legjislacione të tjera, siç mund të jetë ai për taksa ndaj kompanive mediatike private, bankave dhe kompanive të huaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?