Kryeministri i Armenisë jep dorëheqjen para zgjedhjeve të reja

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan ka paraqitur dorëheqjen, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pas një krize politike që u shkaktua si pasojë e luftës me Azerbajxhanin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke u shprehur se deri në mbajtjen e zgjedhjeve ai do të kryejë detyrat e tij si kryeministër në detyrë.

“Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, sot kam dhënë dorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pashinyan shtoi se planifikon që të garojë në zgjedhje me partinë e tij, Kontrata Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të jem kandidat për kryeministër. Nëse njerëzit vendosin që unë duhet të japë dorëheqje si kryeministër, unë do të respektoj vullnetin e tyre dhe nëse ata duan që unë të vazhdoj punën time si kryeministër, gjithashtu do të respektoj vullnetin e popullit”, deklaroi Pashinyan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?