Kryeministri i rikthehet mjekësisë për të luftuar virusin
Në luftën e egër me pandeminë e Covid-19, duhen bluzat e bardha. Kështu, në këtë emergjencë për shtim të mjekëve, kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar do i rikthehet punës së tij si mjek për të kontribuar gjatë pandemisë së virusit. Varadkar do i bashkohet një herë në javë autoriteteve shëndetësore, teksa do të vazhdojë edhe të udhëheqë qeverinë njëkohësisht.
“Shumë miq e familjarë të Varadkar po punojnë në sektorin e shëndetësisë. Ai donte të ndihmonte, sikur sado pak të jetë e mundur”. Shumë familjarë të kryeministrit punojnë në mjekësi duke përfshirë edhe partnerin e tij, i cili është kirurg në spitalin e Dublinit.
Prindërit e tij, një doktor nga India dhe një infermiere nga Irlanda, u njohën në Londër gjatë kohës kur punonin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Ai është udhëheqësi i parë i Bashkimit Europian që i bashkohet frontit të luftës kundër Covid-19. Në Irlandë janë regjistruar 158 viktima dhe rreth 5 mijë raste me Covid-19.
KOHA JONË SONDAZH

