Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka deklaruar se do të japë dorëheqje. Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës ku më pas tha se do të shpërbejë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, ndër të tjera tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtomë se Hroysman, ka qenë kryeministër që në prill të vitit 2016. Ai ka shërbyer më herët si kryetar i Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëheqja e tij pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?