Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje. Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh. Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka shërbyer më herët si kryetar i parlamentit. Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?