Kryeministri Slloven paralajmëron dorëheqjen dhe kërkon zgjedhje

Kryeministri slloven Marjan Sharec ka paralajmëruar dorëheqjen dhe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mediat raportojnë se arsyeja e dorëheqjes lidhet me mosmarrëveshjen për draft-ligjin për heqjen e sigurimit shëndetësor shtesë.

Marjan Sharec është kryeministri i katër slloven që jep dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec paralajmëroi dorëheqjen të hënën duke thënë se me koalicionin e pakicës nuk mund të arrihet e tërë ajo që planifikon ta bëjë dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me një koalicion të tillë në Parlament nuk mund t’i realizoj pritjet e qytetarëve. Do të jem në mundësi ta bëjë këtë pas zgjedhjeve”, theksoi Sharec në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Qeveria e tij e pakicës nuk mund t’i miratojë ligjet e rëndësishme. Paraprakisht, ministri slloven i Financave Andrej Beroncel ka dhënë dorëheqje.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, arsyeja për dorëheqjen është mosmarrëveshja me draft-ligjin për heqjen e sigurimit shëndetsor shtesë.

Marjan Sharec është kryeministri i katër slloven që jep dorëheqjen. Para tij, të njëjtën gjë kanë bërë Janezh Dërnovshek, Alenka Bratushek dhe Miro Cerar.

Protesta massive kundër kryeministrit Sharec shpërthyen në Lubjanë tetorin e kaluar.

Protestuesit kërkuan ti jepej fund trajtimit të pabarabartë të qytertarëve, ti jepej fund korrupsionit dhe kryeministri Sharec të jepte dorëheqjen.

Ish-kryetari i bashkisë së Mariborit Franc Kangler, pati thënë se Sllovenia ka nevojë për një kryeministër që respekton çdo slloven dhe jo vetëm të privilegjuarit.

Lideri i opozitës dhe kryetar i Partisë demokratike sllovene, Janez Jansha, pati thënë se protesta bëhej për ti dhënë fund trajtimit me standarte të dyfishta dhe shtetit të nëntokës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?