Kundërshtari i Vladimir Putin dhe presidentit çeçen gjendet i masakruar në Francë

Një bloger kundër presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në mes të frikës se një skuadër sulmuese ruse po bëhet e pa kontrollueshme në Evropë. Imran Aliev u gjet i prerë me thikë në fyt në një dhomë hoteli në Lille, Francë, javën e kaluar.

44-vjeçari kishte kundërshtuar ashpër si presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin çeçen Ramzan Kadyrov. Çeçenia është pjesë e Federatës Ruse. Policia Franceze beson se vrasja e tij ishte ‘e motivuar politikisht’.

Oficerët tani shpresojnë të gjurmojnë shokun e udhëtimit të viktimës 35 vjeç, i cili u zhduk menjëherë pas vrasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshja kishin udhëtuar nga shtëpia e Z. Aliev në Belgjikë për në Francën veriore me tren më 29 janar, ku ata u prenotuan hotelin. Menaxheri shkoi të kontrollonte vizitorët të nesërmen dhe zbuloi trupin e Z. Aliev.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila që nga ajo kohë është dërguar në një laborator mjekoligjor për analiza.

“[Aliev] u largua nga Belgjika të mërkurën, ku ai ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe Çeçenia për rolin e tij opozitar,” tha një zyrtar i lartë i policisë franceze.

“Ai ishte i shoqëruar nga një çeçen tjetër, të cilin ne e kemi identifikuar me prova bazuar në dokumentet e tij të udhëtimit”.

Ai shtoi se Franca nuk kishte kontaktuar ende me Rusinë për ndihmë në këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?