FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush është Dusho Markoviç, kryespiuni që po bëhet kryeministër i Malit të Zi

Millo Gjukanoviç cakton njeriun e shërbimeve sekrete për të drejtuar qeverinë e re të Malit të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve ka mandatuar Dushko Maroviçin, një 58-vjeçar që është një nga më të besuarit e Milos.

Jurist me profesion, Markoviç ka qenë që nga pavarësia e Malit të Zi si dora e fortë e shërbimit të fshehtë të shtetit të ri.

Puna më e fundit e Markoviçit është pikërisht kapja e grupit që kishte synim të shkaktonte trazira dhe të merrte peng kryeministrin Gjukanoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Markoviç, karrrierën e ka nisur si drejtues vendor i komunës malore të Majkovacit në kufi me Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Milo-ja e ka marrë pranë vetes që në vitin 1991 kur e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të qeverisë dhe prej atëherë e ka vënë në poste “hije” por shumë të rëndësishme, që praktikisht i kanë ruajtur lëkurën kryeministërit të shumësulmuar të Malit të Zi.

Në vitin 2005, Dusho Markoviç emërohet si Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe prej atëherë ai u kthye në zyrtarin më të “frikshëm” të vendit dhe njeriu që ruan sekretet e politikës dhe botës së krimit.

Është njeriu që ka ruajtur ekuilibrat e brishtë gjatë periudhës së pavarësimit dhe zyrtari që paralajmëroi për rrezikun rus.

Markoviç duket se do të drejtojë një kabinet që të ekzekutojë atë që ka ditur dhe që i ka raportuar shefit të tij.

I mandatuari për kryeministër që prej vitit 2010 , ai është krahu i djathtë i Gjukanoviçit në qeverinë e tij si zv.kryeministër për çështjet e Sigurisë dhe Politikës.

Mediat malazeze e kanë komentuar këtë hap të Gjukanoviçit jo si një largim përfundimtar por si një mënjanim të përkohshëm. (Ilirianews)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?