Ky po që është rekord, 84 vite punë në të njëjtën kompani

Walter Orthmann lindi më 19 prill 1922, në qytetin e Brusque (Santa Catarina, Brazil). Në moshën 15-vjeçare nisi punën e tij të parë për të ndihmuar familjen e tij, e cila në atë kohë po kalonte probleme financiare. Sot, Orthmann ka mbushur 100 vjeç dhe sipas Librit të Rekordeve Guinnes, është njeriu më jetëgjatë në të njëjtën kompani, me 84 vite punë.

Puna e tij e parë dhe e vetme erdhi më 17 janar 1938. Nga asistent i transportit për kompaninë e tekstilit Industrias Renaux SA (tani ReneauxView) te menaxher i shitjeve, një pozicion që ai e mban aktualisht në moshën 100-vjeçare. “Në vitin 1938 pritej që fëmijët të punonin për të ndihmuar familjen. Si më i madhi i 5 fëmijëve, nëna ime më tha të kërkoja punë kur mbusha 14 vjeç”, tregon Walter.

Për të përkujtuar rekordin e tij botëror, ai mori pllakën përkatëse Guinness. “Pasioni, disiplina dhe përkushtimi i tij e motivuan të vazhdojë të bëjë atë që i pëlqen”, thekson Gunness.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?