La “arrestin shtëpiak” për të marrë pjesë në festën klandestine pa maska, arrestohet shqiptari

Qepeni ishte i ulur, por jo muzika dhe zhurma e madhe që i tradhëtoi.

Ky ishtë fundi i një feste klandestine pa maska që u ndërpre në mes nga policia në Muggio në Itali, ku u vendosën 13 gjoba.

Baristi mendoi se ulja e qepenit do të mjaftont për të evituar mbërritjen e policisë, por muzika e lartë dhe zhurmat nuk i shpëtuan karabinierëve të Muggiòs, të cilët ndërhynë në një lokal në komunën e Milanese në kufirin me Monza, ku po zhvillohej një party me 13 klientë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur karabinierët happen qepenin, të gjithë sa ishin brenda u përpoqën tia mbathnin, por një patrullë tjetër ishte pozicionuar në pjesën e pasme, duke I bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të gjithë, gjoba u vendos për shkeljen e rregullave anti-Covid, ndërsa lokali u mbyll dhe u raportua në Prefekturë.

Mes pjesëmarrësve në festë ishte edhe një 30-vjeçar shqiptar, aktualisht nën arrest shtëpiak në një tjetër komunë, ndërsa përfundoi në pranga për akuzën e “largimit nga vendi i kryerjes së dënimit”, shkruajnë mediat italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?