Larg familjes së madhe, Mbretëresha Elizabetë urim për Krishtlindjen: Nuk jeni vetëm
Mbretëresha Elizabetë II ka mbajtur fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjeve, teksa ajo dhe bashkëshorti kanë qëndruar larg anëtarëve të tjerë të familjes për shkak të kufizimeve të Covid-19.
Mbretëresha i është drejtuar qytetarëve që këtë vit po festojnë Krishtlindjet larg familjarëve të tyre duke iu thënë se “nuk jeni vetëm”, teksa i bëri thirrje popullit që ”le të jetë mirësia dhe shpresa ajo që do të na drejtojë drejt vitit të ri”.
Mbretëresha ka vlerësuar punonjësit në vijën e parë të luftës “me mbështetjen e arritjeve të mrekullueshme të shkencës moderne” për gjithë punën e bërë gjatë vitit. ”Iu kemi një borxh mirënjohjeje”.
KOHA JONË SONDAZH

