Leonardo DiCaprio: Të reagojmë për të shpëtuar planetin

Përballë urgjencës për të zhdukur ngrohjen globale, ylli amerikan Leonardo DiCaprio i kërkon secilit të veprojë duke ndryshuar sjelljet në konsum dhe mbi të gjitha duke bërë zgjedhje me mend, në “Before the Flood”, një dokumentar i prezantuar të shtunën në Londër në premierë evropiane. Ndërkohë që marrëveshja e Parisit për të luftuar kundër ngrohjes klimatike hyn në fuqi në fillim të nëntorit, aktori dhe producenti, që fitoi këtë vit, një Oscar për rolin e tij në filmin “The Revenant”, drejton spektatorët nëpër botë duke i njohur me ekspertë dhe politika të ndryshme për të treguar problemet e kësaj çështje dhe pistat që sjellin zgjidhje.

“Nuk doja që filmi të trembte njerëzit duke u prezantuar statistika dhe fakte që tashmë i njohin por që të përqëndrohen në atë që duhet dhe mund të bëhet menjëherë që të mund t’i lemë një planet të jetueshëm gjeneratave të ardhshme”, shpjegoi ai në prezantimin e këtij dokumentari.

Nga vendi i xhirimit të “The Revenant”, në provincën kanadeze të Albertas, në periferinë e ndotur të Pekinit, nga Groenlanda në arqipelagun Kiribati apo në Sumatra, Leonardo DiCaprio përshkruan planetin dhe konstaton seriozitetin e dëmeve. Shkrirje të akujve, ndotje që prek jetën e përditshme të kinezëve, rritje e ujërave që venë në pikëpyetje të ardhmen e ishujve dhe në një afat më të gjat të njerëzimit, shpyllëzim të mushkërive të gjelbërta të panetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?