Ligji për gjuhën shqipe nuk po respektohet në tërësi në Maqedoninë e Veriut

Një vit pasi u shpall Ligji për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, nuk po respektohet në tërësi, e shkeljet nuk ka kush t’i dënojë për shkak të vonesës në procedurat për formimin e inspektoratit.

Edhe pse kanë kaluar 365 ditë pasi ligji u publikua në Gazetën Zyrtare, një ndër nenet kryesore nuk po gjen zbatim, transmeton televizioni Klan Macedonia.

“Uniformat e policisë; të zjarrfikësve; të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.”- citohet neni 8 i ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përgjigje nuk dha as ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Në kohën kur ishte ministër thoshte se me këtë çështje po merren grupe të punës, e tani tha që nuk është më në atë funksion, dhe na adresoi të pyesim në MPB, edhe pse ai tanimë është i pari i ekzekutivit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?