Lind foshnja më e vogël në botë, peshon vetëm 243 gram

Një maternitet në San Diego në SHBA, ka njoftuar lindjen e një vajze 243 gramshe që besohet të jetë fëmija më i vogël i lindur në botë dhe që ka mbijetuar.

Këmba e saj nuk ishte më shumë se 3 cm. Doktorët e cilësuan si një “luftëtare të vogël” dhe sipas mediave ajo është vajza prematurë me peshën më të vogël në botë.

Foshnja erdhi në jetë në një fazë shumë të hershme dhe u rrezikua ndaj shumë komplikacioneve, duke theksuar se ajo rrezikohej edhe nga vështirësitë në të mësuar dhe hiperaktiviteti që do të kishte më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo erdhi në jetë me anën e një operacioni dhe gjithsesi deri tani nuk janë vënë re shenja të ndonjë paaftësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht u ushqye me anën e një tubi shumë të hollë dhe doktorët përdornin një pambuk të zhytyr në ujë me sheqer për të lehtësuar dhimbjet që ndiente.

Sipas mediave lokale edhe nëna e foshnjës edhe vet foshnja janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë mesatarja  e peshës së foshnjave të sapolindura në Europë është 3 kile sipas statistikave neonatale, variojnë gjithashtu edhe nga 2.5 deri në 2.8 kile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?