Lirohet nga burgu ekspertja e fesë islame, në shkëmbim të 3 burrave

Ekspertja dhe pedagogia e fesë islame, Kylie Moore-Gilbert është liruar nga burgu në Iran, pas dy vitesh. Sipas mediave të huaja ajo u burgos në vitin 2018 pasi u akuzua nga shteti islamik për spiunim. Mediat Iraniane bëjnë me dije se lirimi i Kylie Moore është bërë në shkëmbim të tre shtetasve iranian të cilët ishin ndaluar jashtë vendit, videoja e shkëmbimit është shpërndarë në mediat iraniane dhe është bërë menjëherë virale.

Në një deklaratë të bërë për mediat Moore falënderoj mbështetësit e saj që e nxorën nga kjo eksperiencë të gjatë edhe traumatike. Kylie është kthyer pranë familjarët e saj në vendin e origjinës Australinë, të cilët janë shprehur të lehtësuar që vajza e tyre më në fund është e lirë.

Ekspertja dhe pedagogia e fesë islame pas mbarimit të një konference e cila është mbajtur në Iran, ka marrë akuza për veprën penale të spiunazhit, për të cilën është dënuar me 10 vjet nga gjykata iraniane. Ajo është mbajtur në burgun e Evin-it në izolim të plotë ndërkohë që autoritetet australian bënin maksimumin për lirimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?