Londër, zjarrfikësit luftojnë me flakët për të shpëtuar teatrin e ndërtuar në vitin 1900

Zjarrfikësit anglezë luftuan me flakët të hënën në mbrëmje për të shpëtuar teatrin e famshëm të Londrës “Koko”. Tetë makina zjarrfikëse dhe rreth 60 efektivë punuan për disa orë për të vënë flakët nën kontroll.

I njohur më parë si “Pallati Camden”, teatri ishte i mbyllur përkohësisht për një rinovim modernizues. Në të janë mbajtur në të kaluarën koncerte të yjeve botërorë të muzikës si Madonna, Prince, Kanye West dhe Bruno Mars.

E ndërtuar fillimisht në vitin 1900, teatri konsiderohet si një ndër godinat më me vlerë historike në kryeqytetin anglez. Shkaku i zjarrit nuk është zbuluar ende, por një pjesë e mirë e çatisë është shkatërruar nga flakët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?