Lufta e Ftohtë, ekspertët: ”Putin sfidon amerikanët, përballje e rrezikshme”
Nuk ka më asnjë dyshim se Rusia dhe Perëndimi kanë hyrë në një Luftë të Ftohtë, që e cila mund të çojë në konfrontime në rritje në të gjithë globin. Por e gjithë kjo panoramë, si është për vetë rusët. Në një shkrim të fundit, gazeta Britanike ”The Telegraph”, referuar qëndrimit të disa ekspertëve, e që sipas këtyre të fundit, jemi në gjendjen ku Vladimir Putin sfidon hegjemoninë ndërkombëtare amerikane.
Janë këto disa nga qëndrimet e disa ekspertë të politikës së jashtme në Moskë, të cilët kanë paralajmëruar se Rusia dhe Perëndimi janë drejtuar drejt një ngecje, e cila është sa e rrezikshme, e ngjashme si kriza e raketave kubane.
“Nëse ne flasim për fundin e Luftës së Ftohtë, ne jemi aktualisht diku në mes të ngritjes së Murit të Berlinit dhe krizën kubane të raketave”,- tha Gen Evgeny Buzhinsky, ish-kreu i ministrisë ruse të departamentit ndërkombëtar. “Me fjalë të tjera, jemi në prag të luftës, por pa mekanizma për menaxhimin e konfrontimit”. Ministria e jashtme ruse të shtunën ka akuzuar administratën e Obamës për përpjekje në “shkatërrimin përfundimtar të marrëdhënieve me Rusinë”.
Sergei Ryabkov, zëvendësministër i huaj, nga ana tjetër, lë të nënkuptohet se Moska do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të bombardimit të Aleppo.
Gazeta”The Telegraph”, shkruan se Kremlini ka tashmë një vendim të prerë të diplomacisë së paku kjo deri pas zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit në SHBA, me shpresën për të goditur më shumë marrëdhënie “të sinqertë” me pasuesin e Barack Obamës. Kjo pasi John Kerry, sekretari amerikan i shtetit, anuloi të gjitha koordinimin mbi Sirinë, duke thënë se Rusia kishte çarë punën diplomatike. Zyrtarët në Moskë thanë se amerikanët vetë kanë hequr dorë në angazhimet që është rënë dakord.
Alarmi që ata japin është se Putin bëri shtrirjen e këtij konfrontimi të ri javën e kaluar, kur ai qortoi një gazetar rus, pasi ku i fundit e pyeti atë se pse marrëdhëniet me Uashingtonin kishin rënë, dhe kjo për shkak të Sirisë. “Kjo nuk është për shkak të Sirisë. Kjo është përpjekje për rreth një vendi për të zbatuar vendimet e saj në të gjithë botën”,- tha Putin.
“Nëse e krahasojmë me Luftën e Ftohtë, jemi diku mes nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit dhe krizës së raketave në Kubë”, thotë Gjenerali rus, Evgeny Buzhinsky. Buzhinsky ka mbajtur postin e ish-shefit në departamentin e pakteve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes ruse dhe aktualisht drejton një qendër private studimore në Moskë për çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. “E thënë ndryshe, po rrokullisemi drejt një përplasjeje gjithnjë e më të ashpër dhe për më tepër pa asnjë mekanizëm ndërkombëtar menaxhues të konfliktit”, thotë ai.
Takimi i Putinit me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe François Hollande, Presidentin francez, në Berlin javën e kaluar mund të sugjerojnë se Kremlini ende dëshiron të mbajë disa kanale diplomatike me qeveritë perëndimore.
Moska është duke zgjeruar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme. Rusia ka lëvizur tashmë për të përmirësuar marrëdhëniet me qeverinë në Egjipt, duke dërguar 500 trupa në vend për stërvitje të përbashkëta ushtarake. Ka pasur edhe spekulime në lidhje me rihapjen e bazave ushtarake në Kubë dhe Vietnam.
Burimi: The Telegraph/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

