FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lufta kundër ISIS – Kryeministri irakian betohet “t’i shtypë kokën gjarprit” në Mosul

Pas agimit të së martës, forcat irakiane e gjeten veten aq afër zonën së kontrolluar nga ISIS në Mosul, sa që ata mund të nuhasnin tymin e zjarreve të vendosur për të penguar përparimin e tyre.

Trupat irakiane anti-terroriste, pasi morën një zonë industrial në periferi të Mosulit nga ISIS, janë gati për të hyrë në qytet, më pak se një kilometër nga armiku.

Trupat irakiane gjithashtu rrethuan fshatin Gogjali, dhe po “shtrydhin” në një farë mënyre luftëtarët e ISIS nga drejtime të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përforcime offensive shkojnë nga veriu dhe jug-lindja, sipas Komandantit të Forcave Speciale, Maan al-Saadi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Divizionet e armatosura irakiane dhe avionët e koalicionit kanë bombarduar pozicionet e ISIS brenda fshatit.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha se ushtria e tij, “do të priste kokën e gjaprit dhe do të lironte të marrit peng nga ISIS brenda në Mosul”. “Ne do të shkojmë në Mosul për t’i liruar pengjet nga ISIS,” tha kryeministri gjatë një deklarate për shtyp në bazën ajrore në jug të qytetit.

Ai gjithashtu dha mesazhin e tij për 5000 luftatarët e ISIS që ndodhen në qytet: “Nuk ka rrugë arratisjeje, ose dorëzohuni ose do të vdisni”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?