Lufta kundër Rusisë, SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë më shumë sisteme HIMARS

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë edhe katër sisteme të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), njoftoi më 20 korrik sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Këtë njoftim ai e bëri pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “detyrat” e ushtrisë së Moskës në Ukrainë shkojnë përtej rajonit lindor të Donbasit.

Austin u tha gazetarëve në Pentagon se Ukraina po i përdor shkëlqyeshëm HIMARS-ët që SHBA-ja i ka dërguar deri më tani dhe ndikimi i këtyre sistemeve po mund të shihet në fushëbetejë.

“Rusia po vazhdon bombardimet e saj të pamëshirshme dhe kjo është një taktikë mizore që të kujton tmerret e Luftës së Parë Botërore. Kështu që Ukrainës i duhet fuqia e zjarrit dhe municionit për t’i bërë ballë kësaj breshërie dhe për t’iu kundërpërgjigjur”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

HIMRARS janë sisteme me rreze të gjatë veprime dhe janë më precizë sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenal. Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të sulmuar linjat e tyre të funizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 19 korrik, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se i ka kërkuar Uashingtonit që t’i dërgojë më shumë sisteme HIMARS, duke argumentuar se forcat e Kievit, duke përdorur këto sisteme, kanë arritur të shkatërrojnë rreth 30 stacione të komandës ruse dhe depo të municionit. Katër sistemet shtesë HIMARS sjellin në 16 numrin e këtyre sistemeve që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës. Austin tha se pakoja e re e armëve do të përfshijë edhe municion për Sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS), armë që mund të godasë objektiva deri në 80 kilometra.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës ndihmë të sigurisë në vlerë të 8 miliardë dollarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?