“Lufta” për karkaleca deti në Mesdhe, 18 peshkatarë në burg

Prej tre muajsh tashmë, 18 peshkatarë italianë, nga një qytezë e vogël në jug të Sicilisë, mbahen të burgosur nga autoritetet libiane. Arsyeja është peshkimi në ujëra që Libia i pretendon si të vetat, por që për italianët janë ujëra ndërkombëtarë.

Peshkatarët thonë që janë në të drejtën e tyre, për sa kohë që qëndrojnë 12 milje larg bregut libian, një distancë e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas qeverisë rajonale siciliane, në dekadat e fundit rreth 300 peshkatarë janë burgosur, 150 varka janë konfiskuar dhe është shkaktuar një dëm me vlerë mbi 100 milionë euro.

Marina italiane dikur patrullonte në këto ujëra për të siguruar mbarëvajtjen e punës së peshkatarëve, por ata thonë se kjo nuk ndodh më. Madje, shtojnë ata, në disa raste sulmet e libianëve kanë ardhur përmes varkave të patrullimit që u janë dhënë nga vetë qeveria italiane për të luftuar dhe ndaluar trafikun e emigrantëve nga Afrika në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi më i madh janë karkalecat e mëdhenj të detit, të cilët shiten në tregun me shumicë me rreth 50 euro kilogrami. Një anije mesatare siguron çdo vit rreth 35 mijë kilogramë të tillë në vit, por çdo udhëtim që zgjat 30-40 ditë ka një kosto prej 50 mijë eurosh. Kështu që, për varkat italiane të cilat sekuestrohen nga libianët, humbja është tepër e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?