Luftë e egër mes karteleve të drogës: Ja si kapet dhe varet “Bosi” poshtë urës

Pamjet nga Meksika që tregojnë se si njëri nga kartelet më të mëdha të vendit ka arritur ta kapë liderin e kartelit kundërshtar, e që më pas të zhveshur e kanë lidhur në një karrige para se ta ekzekutonin dhe ta linin trupin e tij të varur në një nga rrugët e qytetit.Pjesëtarët e armatosur të kartelit Jalisco New Generation, u shfaqën në video të publikuar gjatë vikendit të cilët e kishin rrethuar Adolfo Mendoza Valencia, i cili konsiderohej si lideri i kartelit i cili e kontrollonte drogën në qytetin Guanajuato, në pjesën qendrore të Meksikës.Mendoza Valencia, gjithashtu i njohur si El Michoacano, ishte i lidhur në karrige. Duart dhe këmbët gjithashtu i kishte të lidhura.

Autoritetet meksikane duke e larguar trupin e tij të varur në rrugë

Kundërshtarët e tij e detyruan atë që të flasë para kamerës.

Sipas mediave meksikane, Mendoza Valencia më parë ka arritur që t’i shpëtojë një tentim vrasjeje që e la të vdekur djalin e tij 17 vjeçar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?