Luftëtari i ISIS në Mosul hedh veten në erë për t’i shpëtuar arrestimit (VIDEO)

Ky është momenti tmerrues kur një luftëtar i ISIS hedh veten në erë pasi aktivizoi xhaketën e vetëvrasjes për të shmangur arrestimin.

Forcat rebele Peshmerga, që po luftojnë me grupin e terrorit për të marrë qytetin e Mosulit nga terroristët, shihen duke u afruar pranë militantit të Shtetit Islamik.

Teksa ata drejtojnë armët e tyre drejt luftëtarit të IS, një shpërthim i madh e hedh atë në erë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shpërthimi i fuqishëm, rebelët zmbrapsen nga shtëllunga e tymit dhe pluhurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas kur trupi i terroristit ndodhet në tokë, grupi i ushtarëve qëllojnë një breshëri plumbash mbi të.

Mediat raportojnë, se ushtarët kishin si qëllim të arrestonin në momentin që luftëtari hodhi veten në erë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?