Macron përfundon Izolimin 7 ditor, sonte Del Nga Izolimi  

Nga Mentor HOXHA (Paris)

Sot, Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron mbushi plot një javë nga izolimi përshkak të infektimit me Covid-19.  Ai u testua pozitiv të mërkurën e kaluar, më 17 dhjetor. Një ditë më pas, u izolua në rezidencën e Lanterne, afër Versajës. Kreu i shtetit francez, rezultoi pozitiv pas një jave të ngjeshur takimesh me figura politike franceze dhe ndërkombëtare, përfshirë një darkë me një duzinë zyrtarësh të shumicës më 16 dhjetor. Më 17 dhjetor, pasi u diagnostikua pozitiv, Kreu i Elizesë u izolua në Rezidencën de la Lanterne, afër Versajës. Gjatë ditëve të kaluara, simptomat e tij ishin kollë, ethe dhe dhimbje trupi, -tha presidenca. Mbrëmjen e sotme ai mbushi plot shtatë ditë nga izolimi dhe nuk ka asnjë simptomë të Covid-19. Ai pritet që sonte të lërë Rezidencën e Lanterne dhe të vendoset në Pallatin Elysee, apo pranë familjes së tij. Përgjatë periudhës 7 ditore të izolimit ai nuk u shkëput nga çështjet e rëndësishme politike brenda dhe jashtë Francës , ndërkohë, përmes videokamerave në rrjetet sociale, njoftoi rregullisht ecurinë e shëndetit të tij dhe shpërndau mesazhe të shumta për kombin francez. Në një njoftim për shtyp, Macron uron francezët për festat dhe u kujton francezëve në vigjilje të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, rëndësinë e zbatimit të masave anticovid” dhe “kufizimin e numrit të kontakteve të përditshme përballë pandemisë . Njoftimi i sëmundjes së tij çoi në izolim, një sërë figurash politike që kishin qenë me të, duke përfshirë kryeministrin francez, Jean Castex dhe të disa udhëheqësve kombëtar e ndërkombëtar. Jean Castex dhe Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand, përfunduan periudhën e tyre të izolimit të mërkurën. Gjatë ditëve në izolim, Macron zhvilloi disa takime me videokonferenca nga La Lanterne, me Këshillin e Ministrave të hënën dhe vazhdoi shkëmbimet e tij me udhëheqësit e huaj, si me Presidenti rus Vladimir Putin të martën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?