Macron thirrje kryeministrit indian: Mos përshkallëzoni situatën në Kashmir

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha kryeministrit indian, Narendra Modi se Parisi është duke shikuar nga afër zhvillimet në Kashmir, teksa i ka bërë thirrje të respektojë të drejtat e njerëzve në të dyja anët e rajonit të Himalajeve.

Macron i ka thënë Modit se është përgjegjësi e Indisë dhe Pakistanit që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të situatës, teksa ka shtuar se Franca do të jetë e vëmendshme për t’u siguruar se interesat dhe të drejtat e popullsisë civile mbahen parasysh në të dyja pjesët e Kashmirit.

Kryeministri indian në anën tjetër, pa përmendur drejtpërdrejt Kashmirin, është zotuar për të vazhduar luftimin e “radikalizimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim planifikon të zhvillojë dialog të ngjashëm edhe me kryeministrin pakistanez, Imran Khan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kashmiri është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, prej kur këto shtete kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, mirëpo të dyja kanë pretendime për territorin.

Tensionet janë rritur prej 5 gushtit, kur Nju Delhi i ka hequr statusin special pjesës që kontrollohet nga India.

Më shumë se 50,000 persona janë vrarë në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India në tri dekadat e fundit, ndaj mendohet se veprimet e fundit të Nju Delhit do të izolojnë edhe më shumë këtë rajon dhe do të nxisin rezistencë të armatosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?