Mali i Zi voton kryetaren e Parlamentit, për herë të dytë zgjidhet një grua

Danijela Djuroviç nga Partia Popullore Socialiste, u zgjodh në krye të Parlamentit të Malit të Zi. Kjo është hera e dytë në historinë e parlamentit të Malit të Zi, që një grua zgjidhet në krye të legjislativit në Mal të Zi.

Djuroviç vlerësoi se do të marrë kryesimin e Parlamentit në një moment jashtëzakonisht kërkues dhe të rëndë për Malin e Zi. Ajo i bëri thirrje Qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku në interes të të gjithë shoqërisë malazeze.

Për zgjedhjen e saj votuan 45 nga 81 deputetë në Parlamentin malazias, 16 nga partitë që do të hyjnë në Qeverinë e pakicës së Dritan Abazoviqit dhe 29 nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?