Mali i Zi voton sot për zgjedhjet parlamentare

Qytetaret në Malin e Zi po votojnë sot në zgjedhjet e katërta parlamentare që kur ky vend shpalli pavarësinë. Në këto zgjedhje tre partitë kryesore shqiptare, Forca, UDSH dhe Alternativa Shqiptare për here te pare garojnë së bashku ne një liste dhe ne fletën e votimit te mbajnë numrin një. Këto zgjedhje konsiderohen si një zgjedhje mes Perëndimit dhe Rusisë.

Partia demokratike e socialisteve te Millo Gjukanoviç po përballet me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serbe që e kundërshtojne me forcë anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri pro perëndimor Millo Gjukanovic i cili ka udhëhequr kete vend te vogel te ballkanit si kryeministër për me shume se 25 vjet po perballet me sfiden me te veshtire qe pas ardhjes ne pushtet. “Te gjithe jane te vetejdijshem qe do te vendoset fati i shtetit, nese Mali i Zi do te behet anetar i Nato-s dhe BE-se apo nje koloni e Rusise deklaroi Gjukanovic ne nje miting.

Rreth 530 mije persona jane regjistruar per te votuar per 17 lista duke perfshire ne total 34 parti. Sondazhet e fundit thonë se partia e Gjukanoviqit do të fitojë shumicën në parlamentin malazez. Sidoqoftë, nëse nuk fiton vende të mjaftueshme nga 81 sa janë në parlament, atëherë ai mund të përballet me vështirësi në formimin e një kolaicioni qeverisës. /News24/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?