Maqedoni, zbrazen vendbanimet shqiptare, përgjysmohet numri i nxënësve

Në shkollën e vetme të mesme në Dibër vazhdon rënia e numrit të nxënësve. Edhe këtë vit, kapaciteti pranues është plotësuar përgjysmë, kjo si pasojë e migrimit.

Nga 340 vendet e lira, vetëm 169 janë plotësuar, pra janë formuar vetëm 8 paralele nga 11 të parashikuarat. Nëse para pes vitesh në Dibër kishte 950 nxënës të shkollës së mesme, tani ka vetëm 620.

Këto shifra i jep për ‘Radion Evropa e Lirë’, Nehat Selmanoski, zv. drejtor në shkollën e mesme. Migrimi në vendet e jashtme është njëri nga faktorët e rënies së numrit të nxënësve, por ka nxënës të cilët shkollimin e mesëm e vazhdojnë në Ohër, Gostivar, Tetovë, apo qytete tjera, në shkolla profesionale, diçka që gjithashtu ndikon në rënien e numrit të nxënësve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?