Masakra në shkollën ruse, autori 19-vjeçar: Jam Zoti, i urrej të gjithë (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë nga masakra në shkollën e Kazanit në Rusi, ku mbetën të vrarë 7 nxënës dhe 1 mësues, si dhe u plagosën 16 persona të tjerë. Autori i ngjarjes është identifikuar si 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev, një ish-nxënës i shkollës ku kreu sulmin.

Galyaviev shfaqet në disa video sigurie përgjatë rrugës për në shkollë duke ecur qetësisht, me armën automatike në dorë, me të cilën bëri masakrën.

19-vjeçari u arrestua nga policia ruse dhe në momentet e para iu tha efektivëve se ishte “Zoti” dhe se “i urrente të gjithë”. Pas verifikimeve rezultoi se Galyaviev kishte leje për armën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilanci i viktimave pritet të rritet dhe më tej, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?