Mattarella mesazh italianëve: Së bashku do t’ia dalim

Festa e Çlirimit e gjeti Italinë si asnjëherë më parë, në izolim dhe duke luftuar një “armik të padukshëm”. Italia është vendi më i prekur europian nga pandemia koronavirus. Vendi fqinj numëron rreth 26 000 viktima dhe më shumë se 190 000 të infektuar.

“Të gjithë ata që janë në linjën e parë për të luftuar koronavirusin manifestojnë një shpirt që nderon Republikën dhe përforcon solidaritetin e bashkëjetesës sonë”. Kështu tha në mesazhin e tij për festën e 25 prillit, Presidenti Sergio Mattarella, i cili vlerëson punën e të gjithë mjekëve, infemierëve dhe punëtorëve që po çojnë përpara Italinë në këtë periudhë të vështirë.

“Së bashku mund t’ia dalim dhe po e tregojmë një gjë të tillë”, thekson kreu i shtetit fqinj. Në një ditë përkujtimi dhe celebrimi, koronavirusi ka bërë që festimet të zhvendosen nga rrugët dhe sheshet për në banesa. Në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Italisë, Presidenti Mattarella vendosi kurora me lule në monumentin e Altarit të Atdheut, me një shesh plotësisht të shkretuar ndërsa mbante një maskë mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?