Mbështet emigrantët, kërcënohet me jetë politikani mysliman në Gjermani
Politikani gjermano-turk Haluk Yıldız është shprehur se ka marrë letra të shumta islamofobike dhe kërcënime me vdekje në javët e fundit, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian (PE) më 26 maj, raporton Anadolu Agency (AA).
Haluk Yıldız, kreu i Aleancës për Inovacion dhe Drejtësi (BIG), tha se letrat janë dërguar nga persona të panjohur dhe përfshinin fyerje dhe kërcënime ksenofobike.
“Në një nga letrat ata thonin se e kemi kaluar vijën. Pohonin se vetëm gjermanët kanë të drejtë fjale në këtë vend”, tha ai, duke shtuar se këto kërcënime i marrin shumë seriozisht për shkak të dhunës së shtuar neonaziste në vitet e fundit.
“Por, kërcënimet e tilla nuk do të na pengojnë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë politike këtu”, tha ai.
Yıldız është kandidati kryesor i BIG, parti e vogël e themeluar në vitin 2010 nga një grup emigrantësh në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

