Mbi 1 milion fëmijë amerikanë me Covid-19

Më shumë se një milion fëmijë amerikanë nën 18 janë diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, tha të hënën Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.

”Nga 12 nëntori, 1,039,464 fëmijë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Në periudhën njëjavore që përfundon me 12 nëntor, kishte 111,946 raste të reja tek fëmijët, që është dukshëm më e madhe se çdo javë e mëparshme në pandemi”,-thanë grupet në një deklaratë të përbashkët.

“Na duhet urgjentisht një strategji e re, mbarëkombëtare për të kontrolluar pandeminë, dhe që duhet të përfshijë zbatimin e masave të provuara të shëndetit publik si mbajtja e maskës dhe distancimi fizik,”- shtoi Goza në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sëmundjet e rënda dhe vdekjet mbeten të rralla, grupi u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore të bëjnë më shumë për të mbledhur të dhëna për efektet afatgjata në shëndetin e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?