”Mbreti Luan” thyen rekordin e ”Frozen” për fitimet

Rikthimi i Mbretit Luan, la pas edhe Frozen. Mbreti luan është filmi i animuar me fitimet më të mëdha në histori. Rikthimi i klasikut të Disneit, që ka dalë tashmë edhe në kinematë shqiptare, ka triumfuar për sa i takon arkëtimeve.

Kur ka kaluar vetëm një muaj nga dalja nëpër sallat ndërkombëtare, Mbreti Luan ka thyer rekordin e ”Frozen”, duke u bërë filmi me më shumë fitime në histori.

Filmi i Jon Favreau, pavarësisht se në prezantimin e Disneyt është klasifikuar si një rikthim Live-Action, është në fakt një rikthim i animuar në grafikë kompjuterike, realizuar me një stil animacioni tradicional dhe mund edhe të konkurojë në oskarët e ardhshëm në kategorinë e filmit më të mirë të animuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet theksuar se performanca e Mbretit Luan nuk përfundon këtu, pasi ende ai nuk ka shijuar një numër tregjesh, përfshirë atë japonez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?