Mijëra koreano-veriorë celebrojnë me maska ditëlindjen e themeluesit
Mijëra njerëz me maska kërcenin dje në Korenë e Veriut dhe ngjiteshin në mkodrën e Penianit për të celebruar ditëlindjen e 109 të themeluesit të vendit, megjithse lideri Kim Jong Un pretendon se shteti i tij nuk ka asnjë rast me koronavirus. Gjyshi i liderit aktual, Kim Il Sung, lindi 109 vjet më parë më 15 prill, dhe është festa që njihet si Dita e Diellit.
Nën sfondin e fshekzjarreve grupe të mëdha koreano-veriorësh kërcenin së bashku, me maska në fytyrë dhe duke mbajtur distancën. Shumë qytetarë shiheshin të veshur me kostume tradicionale, të mbledhur në vendndodhjet e rëndësishme të qytetit për të shënuar rastin e veçantë.
Ekspertët thonin se festimet e sivjetshme ishin një rikthim në normalitet, në krahasim me vitin e kaluar kur shumica e tyre u anulluan. “Korea e Veriut ka sjellë thuajse në normalitet eventet përkujtimore, në krahasim me vitin e shkuar”, tha Yang Moo-jin, profesor i Universitetit të Seulit, për studimet e Koresë së Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

