Miliarderi që dëshiron të vdesë pa asnjë lekë
Charles “Chuck” Feeney, 89-vjeç, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i gjigantit me pakicë Duty Free Shoppers, i ka dhënë për bamirësi të gjitha paratë e tij. Atij nuk i ka mbetur asgjë dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
Në një artikull të ”Forbes”, Feeney cilësohet si James Bond i Filantropisë, për shkak të bamirësive të tij sekrete. ”Kemi mësuar shumë. Do të donim të bënim gjërat ndryshe, por jam i kënaqur. Më vjen mirë që e plotësova këtë qëllim timin teksa jam gjallë. Falenderoj të gjithë ata që iu bashkuan udhëtimin tim. Dhe për ata që më pyesin për filozofinë time ”Jep sa je gjallë”: Provojeni, do t’ju pëlqejë”,-tha ai për Forbes.
Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën përmes fondacionit të tij, Filantropitë e Atlantikut. Sipas ”Forbes”, ai ka dhënë 375,000% më shumë para sesa vlera e tij aktuale neto. Shumica e bamirësive janë dhënë në mënyrë anonime.
KOHA JONË SONDAZH

