FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Sirisë takohen në Moskë

Lavrov theksoi se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me luftën kundër terrorizmit në Siri, gjendjen humanitare dhe procesin politik

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, ai i Iranit Xhevad Zarif dhe i Sirisë Velid Mualim kanë zhvilluar një takim trepalësh në Moskë. Tre ministrat u mblodhën pas takimeve të ndara të Lavrovit me Zarif dhe Mualim.

Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Lavrov theksoi se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me luftën kundër terrorizmit në Siri, gjendjen humanitare dhe procesin politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavrov tha se në takim ka ritheksuar edhe një herë mbështetjen ruse ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke shtuar se janë të të njëjtit mendim se kriza nuk mund të zgjidhet ndryshe përpos në mënyrë diplomatiko-politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke hedhur përgjegjësinë mbi SHBA-të për mosarritjen e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, Lavrov u shpreh se “Pika kyçe e marrëveshjes sonë me SHBA-të ishte ndarja e opozitarëve nga grupet terroriste. Megjithatë, kjo nuk u realizua gjatë këtyre shtatë ditëve. Aktualisht, Rusia dhe forcat e regjimit nuk po fluturojnë mbi Halep prej dhjetë ditësh. Gjatë kësaj periudhe kjo ndarje mund të bëhej në zonat lindore të Halepit, megjithatë, ne nuk po shohim asnjë hap në këtë dretjim”.AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?