FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Iranit mbërrin në Pakistan, Teherani mohon takim me delegacionin amerikan

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka mbërritur në Islamabad.

Shtëpia e Bardhë u bë e ditur se në Islamabad pritet të mbërrijnë edhe të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me pretendimin se pala iraniane kishte kërkuar bisedime “ballë për ballë”.

Kjo është kundërshtuar nga Teherani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, deklaroi se Araghchi do të zhvillojë takime vetëm me përfaqësues të lartë të Pakistanit dhe se nuk është planifikuar asnjë takim me delegacionin amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk është planifikuar të zhvillohet asnjë takim midis Iranit dhe SHBA-së. Qëndrimet e Iranit do t’i përcillen palës pakistaneze”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?