Ministri jashtëm turk: Turqia do të hakmerret nëse SHBA vendos sanksione mbi S-400

Turqia do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë sanksione mbi blerjen e Ankarasë për sistemet e mbrojtjes raketore S-400, tha të hënën Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, duke shtuar se çdo sanksion i tillë do të ishte i papranueshëm.

Në një intervistë me transmetuesin TGRT Haber, Cavusoglu tha se Presidenti Donald Trump nuk dëshiron të vendosë sanksione dhe shtoi se ai nuk pret që administrata e SHBA të ndërmarrë një veprim të tillë.

Turqia megjithatë thekson se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën. Edhe kërkesës turke për formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, SHBA-të nuk arritën t’i përgjigjen këtij propozimi. (Reuters)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?