FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjekët italianë propozojnë teste masive pas krizës së koronavirusit: A duhet të marrë shembull Shqipëria?

Përpara se njerëzit të kenë mundësinë që të dalin nga shtëpia e të rikthehen në punë, duhet si fillim të testohen. Ky ka qenë sygjerimi që është bërë nga Filippo Anelli për situatën në Itali.

Presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë thotë se kjo mund të jetë zgjidhja e mundshme në momentin që njerëzit do të lejohen t’i kthehen jetës.

Anelli kërkoi që të përdoren teste të shpejta që mund të tregojnë se cilët persona kanë zhvilluar imunitet ndaj koronavirusit. Këta persona që rezultojnë “të pastër” mund të kthehen në punë në momentin që të rihapen aktivitetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, ai vë në dukje, që këto teste duhet të jenë  të jenë të vlerësuar më parë nga Instituti i Lartë i Shëndetit në vend. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 97,689 raste të konfirmuara dhe 10,779 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?