Momenti shokues, goditet nga rrufeja teksa po xhironte me celular (VIDEO)

Moti i keq duket se ka mbërthyer edhe Brazilin. Një burrë është goditur nga një rrufe kur po xhironte afrimin e një stuhie.

Ngjarja ndodhi në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, bashkë me një shokun e tij, po filmonte dhe po komentonte motin në të njëjtën kohë.

“Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë, nga ana tjetër ishte krejtësisht e vrenjtur. Thashë të bëja një video për të treguar sa i madhërishëm është Zoti dhe për të treguar fuqinë e forcave natyrore. Papritur, ndjemë një zhurmë të madhe dhe ramë në tokë. U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Mendoj se celulari e tërhoqi atë rrufe”, tha braziliani për mediat lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?