Mori peng autobusin me 37 persona në bord, qëllohet për vdekje me snajper

Policia ushtarake ka vrarë një person që mbajti peng rreth 37 pasagjerë për më shumë se tre orë në një autobus në qytetin brazilian të Rio de Janeiro.

Në një postim në Twitter, policia tha se të gjitha pengjet ishin liruar pasi një snajper qëlloi për vdekje rrëmbyesin.

Policia rrethoi autobusin i që kishte ndaluar në një urë që lidh Rion me Niterói.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë nga pengjet nuk u plagos, tha policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i policisë ushtarake, Kol Mauro Fliess, tha për një program televiziv vendas se snajperisti hapi zjarr kur rrëmbyesi u shfaq në derën e autobusit duke mbajtur armën në kokën e njërit prej pengjeve.

Col Fliess tha për Bom Dia Rio se arma që burri mbante ishte një armë lodër.

“Kjo është forca e policisë që ne duam të shohim. E shtëna me snajper ishte e nevojshme për të shpëtuar njerëzit në autobus,”-tha koloneli.

Të paktën gjashtë pasagjerë ishin çliruar para se të qëllohej për vdekje rrëmbyesi. Ndërsa policia raportoi se pengmarrësi kishte hedhur benzinë në autobus dhe kërcënoi ti vendoste flakën. Zyrtarët thanë se pengmarrësi identifikoi veten si një polic, por ende nuk është konfirmuar.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?