FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti i keq godet Italinë veriore, tre persona të plagosur

Moti i keq ka goditur Italinë veriore, duke shkaktuar edhe tre persona të plagosur në Recco të Xhenovas.  Qytetet si Liguria, Genoa, Savona dhe La Spezia janë më të prekura stuhitë dhe shirat që kanë përfshirë këtë zonë.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga shpejtësia e erës, e cila në disa zona ka arritur deri në 120 km/h janë thyer pemë, ndërsa në disa banesa janë rrëzuar edhe xhatitë.  Shumë komuna në Xhenova kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa probleme të shumta ka pasur edhe në porte.

Edhe linjat hekurudhore janë bllokuar. Në Xhenova 8 trena me qindra pasagjerë e kanë pasur të pamundur të lëviznin për shkak se binaret kanë qenë të bllokuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtja Civile është vënë në alarm për shkak të goditjes së ndonjë tornadoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kundërta ndodh në jug të Italisë ku qindra qytetarë po shijojnë rrezet e diellit duke bërë plazh.-Oranews

Maltempo: spiaggia Poetto sommersa dall'acqua

 

Il black out elettrico causato dalla tromba d'aria la Liguria ha bloccato otto treni fra Genova e il levante della provincia, Genova, 14 ottobre 2016. ANSA/UFFICIO STAMPA FERROVIE ITALIANE ++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY ++

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?