Moti i keq, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Toskanes, Enrico Rossi, nënshkroi dekretin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale për ngjarjet meteorologjike që goditën Toskanen më 27 dhe 28 korrik, që goditen provincat e Arezzo, Luka, Grosseto, Livorno, Siena dhe qytetin e Firerences.
Rossi, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook për masat që do merren. “Mbrojtja civile rajonale u aktivizua menjëherë. Kemi njoftuar tashmë mbrojtjes civile kombëtare se do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme dhe se do të fillojmë të numërojmë dëmet”. Ekspertët thonë se një ngjarje të kësaj natyre nuk ka ndodhur asnjëherë në korrik dhe kjo është një shenjë e qartë e ndryshimit të klimës “.
Presidenti i Rajonit po takohet me kryetarët e provincave, për përcaktimin e ndërhyrjeve që do të ketë lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Burimi: La Nazione
/Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

